Kushtet e përdorimit

Ju falënderojmë që jeni përdorues i shërbimeve tona në internet në ueb faqen autosalloniprishtina.com. Ju jeni në këtë hapësirë të sajtit për të mësuar për kushtet e përdorimit. Termet e përdorura si “ne,” “jonë”, “tona”, “tonë” “tanë” , “ynë” i referohen tutje Autosallonit Prishtina.

 

Këto kushte të përdorimit, aplikohen për të gjithë përdoruesit tanë (që përfshinë persona ose përfaqësues të subjekteve juridike, ose motorë digjital të cilët ngjiten, indeksojnë, kopjojnë, ruajnë ose transmetojnë përmbajtje digjitale).

 

Këto kushte të përdorimit mund të modifikohen në çdo kohë nga ana jonë. Prandaj, ju lutem kontrolloni kohë pas kohe këtë hapësirë të sajtit për të mësuar për ndryshimet e bëra.

 

Duke përdorur përmbajtët, veglat, veçoritë dhe funksionalitetin e vendosur në autosallonprishtina.com, nëpërmjet API të kësaj ueb faqeje ose nëpërmjet ndonjë aplikacioni ose faqeje tjetër të ndërfaqeve me autosalloniprishtina.com, ju pranoni të jeni një “Vizitor” (që do të thotë që ju thjesht kërkoni faqen e internetit autosalloniprishtina.com). Termi “ju” ose “Përdorues” i referohet një Vizitori në internet.

 

Me rastin e hyrjes në faqen autosalloniprishtia.com, ju pajtoheni të pranoni kushtet e shërbimit aktual, sipas ligjeve dhe rregulloreve të zbatueshme, si dhe pajtoheni se jeni përgjegjës për pajtueshmëri me çfarëdo ligji të zbatueshëm vendor. Nëse nuk pajtoheni, ju mund të mos vizitoni më faqen.

 

Kontakti me ne

 

Adresa: Magjistralja Prishtinë – Shkup, kilometri i tretë, Çagllavicë, Kosovë
Email: [email protected]

Web: autosalloniprishtina.com
Mob: +383 49 235 777, +383 44 405 777, +383 49 181 912 ose +383 44 181 912

Fax: +383 38 235 777

 

Shenja dalluese

 

Auto Salloni Prishtina, emri, logo dhe përmbajtjet intelektuale/autoriale janë pronë e Auto Sallon Prishtina dhe nuk mund të përdoren në asnjë formë pa leje paraprake.

 

Shërbimet

 

Materialet digjitale që ndërlidhen me shërbimet tona, ofrohen nga Auto Sallon Prishtina si shërbime për ju, për përdorim privat dhe jo-komercial. Materialet mund të përdoren nga ju vetëm për qëllime informacioni apo nëse nga ne ju lejohet ndryshe. Ne mund të shtojmë karakteristika të reja ose të fshijmë ato, në cilën do kohë që e vlerësojnë të arsyeshme edhe atë pa paralajmërim.

 

Ne, jemi të përkushtuar që të ofrojmë shërbime kualitative. Pavarësisht, gjatë shfletimit në internet mund të shfaqen edhe gabime a lëshime të natyrës teknike ose si rezultat i përditësimeve të teknologjive, ose edhe pasaktësi të tjera. Andaj, ne nuk garantojmë që këto shërbime nuk do të ndërpriten apo do të jenë pa gabime a lëshime. Ne marrim përsipër përkushtimin për eliminimin e defekteve dhe gabimeve. Ne kemi të drejtën që në çdo kohë dhe pa njoftuar paraprakisht, të ndryshojmë, shtojmë ose të fshijmë faqen tonë plotësisht ose pjesërisht, ose që të pezullojë funksionimin e saj përkohësisht apo përgjithmonë, pa pasur detyrime.

 

Për më tepër, nuk jemi përgjegjës për asnjë-lloj përmbajte të transmetuara ose publikuar te shërbimet tona nga palët e treta. Cilado nga këto përmbajte të palëve të treta nuk pasqyrojnë qëndrimin tonë.

 

Politikat e privatësisë

 

Për të mësuar për politikat e privatësisë, ju lutem shfrytëzoni për informacion këtë adresë.

 

Modifikimet

 

Kushtet dhe mënyrat e përdorimit të shërbimeve të kësaj faqeje mund të rishikohen dhe ndryshohen. Kjo mund të bëhet në çdo kohë pa lajmërim dhe do të shfaqet koha, data dhe natyra ku tregohen qartë në këtë dokument për rregullat e reja.

 

Përditësimi i fundit: 05.01.2019

 

 

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *